Një autobus me 25 fëmijë mori flakë në tunel në Lecco të Italisë, por fatmirësisht shoferi hero arriti që t’i zbriste të gjithë.

Drejtuesi i autobusit arriti me shpejtësi që të zbresë të gjithë fëmijët përpara se të digjej plotësisht nga flakët që e përfshinë.

Shtatë nga njëzet e pesë fëmijë u dërguan në spital për kontroll mjekësor, por gjendja e tyre është e mirë, shkruan Tg Com.

Aksidenti ndodhi përgjatë korsisë veriore të autostradës 36 në komunën e Perledo, tuneli Fiumelatte.

“Kur kuptova se çfarë po ndodhte, përparësia ishte të shpëtonim jetën e fëmijëve” u shpreh shoferi pas ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re