Janë ekstraduar nga Tirana drejt Italisë, dy shtetas shqiptarë të dënuar dhe të shpallur në kërkim për tráfik dròge. Bëhet fjalë për Fation Xhezairin, 35-vjeç, i dënuar me 5 vite e 9 muaj bùrg, dhe për 49-vjeçarin me inicialet F.T i cili ishte i shpallur në kërkim, dhe dyshohet se kishte rolin e menaxherit të një grupi që merrej me tráfikun e drògës.

Njoftimi i Policisë:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, ekstradohen drejt Italisë 2 shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari krìmìnale në fushën e nárkotikëve.

Nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e árrestit për veprimtari krìmìnale në fushën e drògës. Shtetasi F. T. ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me tráfikim dròge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës nárkotike të llojit kòkainë. 

Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë bùrg, për veprën penale “Tráfik dròge”.

Nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit 2011, në një zonë të Italisë, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, është marrë me shitje të lëndëve nárkotike dhe ka menaxhuar dorëzimin e lëndëve nárkotike të llojit  kòkainë dhe heroinë nga tregtarë dròge me origjinë nga Italia. 

Në disa raste ka hasur problêmatika për të marrë paratë që i kishin borxh tregtarët lokal të drògës, të cilët ai i kêrcênonte dhe i detyronte me dh. unë që t’i jepnin paratë. Në Rinas, specialistët e Interpol Tiranës, të dy shtetasit e árrestuar ua kanë dorëzuar oficerëve të eskortës Interpol Roma, për shoqërimin drejt Italisë. 

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re