“Qyteti prej kështjelle”, Zahara de la Sierra, i ndodhur në jug të Spanjës duket si vendi më fatlum, krahasuar me vendet e tjera të botës. Që prej 14 marsit, Zahara e izoloi vendin nga e gjithë pjesa tjetër e botës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që në Spanjë numrat e të infektuarëve rriteshin në mënyrë të frikshme, shkruan CNN

Kryebashkiaku vendosi të lërë të hapur vetëm një nga 5 hyrjet e qytetit, duke i bërë me dije banorëve se Spanja kishte hyrë në listën e vendeve me gjendje alarmante. Që atëherë, Spanja numëron më shumë se 100,000 raste dhe 10,000 vdekje, referuar të dhënave të universitetit Johns Hopkins.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Spanjës, në Zahara nuk ka patur asnjë të prekur me Covid-19. Masat e marra në mënyrë drastike dhe bashkëpunimi i qytetarëve bënë që vendi t’i kursej vetes kosto të shumta. Një pjesë e mirë e popullsisë janë mbi 65 vjeç dhe fshatrat apo qytezat pranë saj kanë patur shumë raste me të infektuar dhe viktima.

Ndërkohë në Zahara, qyteti i rrethuar me shtëpia të bardha të fortifikuara dhe pemë ulliri, s’ka asnjë shenjë pandemie. Duke qenë se është destinacion shumë i pëlqyer nga turistët e huaj, autoritetet u detyruan të largonin turistët gjermanë dhe francezë për shkak të izolimit total që iu bë vendit.

 

“Nuk ka asnjë makinë që nuk kalon nëpër pikën e kontrollit dhe nuk dezinfektohet,” thotë Galván.

Kryebashkiaku thotë se masa të tilla mund të jenë diku nga 20% në 80% efektive, por tregon se ka të bëjë me sigurimin. “Ne kemi arritur t’u japim qetësi fqinjëve tanë”, thotë ai. “Ata e dinë që askush ‘i panjohur” nuk mund të hyjë. ”

Një biznes  paguan dy gra për të bërë furnizime ushqimore dhe mjekësore për të zvogëluar numrin e njerëzve në rrugë,  Ata punojnë rreth 11 orë në ditë.

 

Njëra prej tyre, 48-vjeçari Auxi Rascon, thotë se përgjigjia nga qytetarët e tjerë ka qenë e mrekullueshme.

“Ata janë shumë të lumtur, sepse nuk kanë nevojë të dalin jashtë, ata ndihen të mbrojtur dhe ndihen të sigurt,” thotë ajo. Rascon është gjithashtu krenar për reagimin e shpejtë të qytetit. “Ata morën masat e duhura në momentin e duhur dhe tani ne po shohim rezultatet,” tha ajo për CNN me telefon.

Përveç organizimit të shërbimit, shoqata e grave Zaharilla kujdeset për të moshuarit që nuk mund të gatuajnë vetë.

Qyteti gjithashtu ka pajisur dy makina me muzikë dhe drita, “në mënyrë që fëmijët të dalin në ballkonet e tyre dhe t’i shijojnë”, thotë Galván.

 

Për Galván, kjo është më shumë se ndihmë financiare. Bëhet fjalë për ruajtjen e Zahara si një komunitet. Babai i tij lindi këtë  qytet. Por kryetari i bashkisë e di se në fund të fundit, Zahara do të ketë nevojë për ndihmë nga Madridi ose qeveria rajonale nëse vazhdon izolimi i vendit.

Pra ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është bashkëpunimi dhe devotshmëria e qytetarëve. Të gjithë janë të lumtur për rezultatin që dha durimi dhe masat e marra në kohë, në një periudhë si kjo, kur jo shumë kilometra larg tyre Spanja po lufton egër me sëmundjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko