Sipas firmës analitike IDC, Essential ka shitur vetëm 88,000 njësi që kur debutoi flagshipi në 2017-ën.

Entuziasmi i themeluesit të Android Andy Rubin nuk u përkthye dot në shitje konkrete.

Informacioni u zbulua nga Francisco Jeronimo, drejtor i kërkimit pranë IDC, në rrjetin social Twitter.

E thënë ndryshe, pavarësisht ekspertizës dhe reputacionit të Andy Rubin, Essential mbetet një startup.

Prodhuesit si Samsung, Huawei, Xiaomi e madje Apple janë prej vitesh në treg dhe klima e vështirë që e shoqëron është provuar edhe nga OnePlus.

Madje Essential Phone është kritikuar për çmimin prej 700 dollarësh, cilësinë e dobët të fotove dhe mungesa e optimizimit të softuerit për harduerin e telefonit.

Essential reagoi duke ulur çmimin nën 500 dollarë dhe dërgoi disa përditësime që duhej të përmirësonin eksperiencën. Së shpejti telefoni pritet të kalojë në Android 8.1 Oreo. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re