Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Prrenjasit.

 

Të moshuarit gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjet lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

 

Dozat e lëndës narkotike, ky shtetas i ndante në banesë dhe më pas i shiste në lagje të ndryshme në Prrenjas.

 

Falë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli” u arrestua në flagrancë shtetasi M. K., 62 vjeç, banues në Prrenjas.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza. Lënda narkotike, një shumë parash dhe 3 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko