Thomas Tuchel me shumë mundësi mund të rikthehet në Angli, për të marrë drejtimin e Manchester United.

Mediet britanike raportojnë se trajneri gjerman është kandidati kryesor për t’u bërë kreu i stolit të Manchester United sezonin e ardhshëm.
Nëse bavarezët kanë njoftuar tashmë largimin e Tuchel për javë të tëra, “Djajtë e Kuq” kanë vendosur tashmë që të mos vazhdojnë më bashkëpunimin me Erik ten Hag, i cili zhgënjeu jo pak në “Old Trafford” dhe në një situatë të tillë i parë në listën e dëshirave të United është Tuchel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re