Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka njoftuar deputetët për mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PD. Mbledhja do të mbahet këtë të martë,  në sallën e Kryesisë së Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, nesër e martë, ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Ju falenderoj”, thuhet në mesazhin e tij që iu dërgua deputetëve ditën e djeshme.

Lexo edhe :Related Posts

Megjithatë, nuk dihet cili do të jetë fokusi i diskutimeve të opozitës në këtë mbledhje. Në rikthimin e punimeve të Kuvendit, opozita bllokoi sërish zhvillimin e seancës plenare, ndonëse këtë herë pa liderin e një pjese të tyre, Sali Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re