Situata në Shkodër është tensionuar pasi protestuesit kanë goditur me guri xhamin e selisë së Partisë Socialiste në Shkodër. Mes pjesëmarrësve ka edhe fëmijë, ndërsa organizatorët po përpiqen të qetësojnë situatën pasi ishte bërë thirrje për protestë marshim.

Marshimi ka nisur që nga sheshi “Luigj Gurakuqi” ndërsa marshimi pritej të përfundonte pikërisht në selinë e PS. Pasi situata u qetësua, protestuesit vendosën pankartat e tyre në derën e thyer të selisë dhe kanë ngjitur në mur fotografinë e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u ekzekutua nga një efektiv policie në Tiranë.

Në protestë, nuk ka prani të efektivëve të policisë ndërsa protestuesit pritet të shpërndahen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re