Policia Korçës ka kapur dhe arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin banues në Selanik.

Këtij shtetasi në hyrje të  Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në valixhen e tij, i janë gjetur 35kg duhen i grirë, i dyshuar i kontrabanduar.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Sektori për Hetimin e Krimeve, i DVKM Korçë, arrestoi në flagrancë shtetasin V. P., 25 vjeç, banues në Selanik, Greqi, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në valixhen e tij, shërbimet e Policisë gjetën rreth 35 kg duhan të grirë, i dyshuar i kontrabanduar. Sasa e duhanit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re