Tërmeti i fuqishëm i rënë para dy ditëve nuk ka kursyer jo vetëm banesat dhe hotelet.

Një fabrikë e prodhimit të aluminit në Shkozet është shembur si pasojë e lëkundjeve të panumërta. Raportohet se pronari ka qëndruar 4 orë i bllokuar poshtë rrënojave dhe mrekullisht u shpëtua pas një operacioni të specializuar nga forcat e shpëtimit.

“Këtu ishte dëmi më i madh. Pronari i kompanisë mbeti nën rrënoja për katër orë. Shyqyr zotit sot është mirë. Ka plasaritje të mëdha të strukturave të kompanisë. vetëm dëme materiale. Ka shumë dëme. Puna nuk vijon dhe duhet të shikojmë si është gjendja gjithçka është pezulluar.” tha administratorja e fabrikës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re