Kryeministri Edi Rama shprehet se ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve.

Më tej ai bën me dije se pas që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi.

“Sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve

Do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi

Por lehtësimi për çdo jetë të shpëtuar nuk bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit

Edhe pse fjalët i merr era në këto momente kaq tragjike, u përcjell ngushëllimet e përqafimet më vëllazërore familjeve që tani qajnë njerëzit e tyre”- shkruan Rama. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re