Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për bashkëpunim me opozitën e vendit për menaxhimin e gjendjes në të cilën ndodhet vendi disa ditë pas tërmetit që mori 51 jetë njerëzish.

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, Rama tha se e kishte përshëndetur mesazhin e kryedemokratit nga zyra e tij por se ishte koha që të dy palët të vepronin dhe t’i linin mënjanë fjalët. Ndërkohë që s’i ka kursyer kritikat as për mediat.

“Më mundon pak skepticizmi dhe ngurrimi i opozitës për të pasur përfaqësuesit e saj në këtë rrjet. Nuk e kuptoj dot këtë qasje. Është koha që të reflektohet. Kjo nuk është as politikë. Politika ka lindur për këtë që njerëzit të adresojnë sfida dhe probleme, është instrument për të bërë mrekullira.

Nga ana tjetër nuk e kuptoj dot çfarë do me thënë që të ulen me një tryezë quhet propagandë. Të lësh njerëzit në pasiguri kur ke mundësi të bësh më shumë. S’kam nge për polemika, i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës që të mos ia kursejë popullit këtë nevojë.

Është nevoja e njerëzve që të shohin burim energjisë pozitive. Kështu që thirrja ime edhe njëherë është të mos humbasim kohë dhe të mos ua kursejmë njerëzve këtë kërkesë natyrale. E kam parë dhe e kam përshëndetur me respekt mesazhin e kryetarit të opozitës për bashkim. Duhen edhe aktet jo vetëm fjalët.

Dua të besoj që mesazhi ka qenë i ndjerë dhe i sinqertë se njerëz jemi të gjithë. Edhe nga ana tjetër e barrikadës njerëz janë jo monstra. Më vjen keq për rolin e mediave në këtë proces dhe klimën acaruese që krijojnë në mjediset e debateve.

Debate politike që në këto ditë në debate surreale me delirantësh, që marrin pjesë në to dhe japin opinione bazuar në konotacionet e antikitetit romakë dhe realitetit. I kam parë sintezat e këtyre debateve dhe jam i mahnitur nga mungesa e mirëkuptimit të këtyre moderatorëve për të pushuar për një moment nga veshët dhe sytë. Pastaj vjen pazari i kacafytjeve nëpër studio.

Pa folur pastaj për shërbimit skandaloz që i bëhet ankth dhe pasigurisë. Aspekte të tjera janë disproporcionale. Megjithatë, kjo është puna e tyre.”

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të akstivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave.

Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re