Për herë të parë në Shqipëri është përdorur AquilaScan, që teston nëse drejtuesit e mjeteve janë nën efektin e drogës apo jo.

Vetëm para pak ditësh është vënë në pranga një i ri, i cili ishte në timon nën ndikimin e lëndëve narkotike, i cili u dënua dhe policia mori edhe masë administrative ndaj tij.

Sidorela Myrta, ndihmës specialiste në trafikun urban ka shpjeguar për Faxneës se si funksionon pajisja Aquila Scan, e përdorur për herë të parë në vend dhe se çfarë pasojash ka për një shofer që kapet teksa drejton mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me atë të Tiranës dhe Rrugoren kanë bërë të mundur testin e drogës me pajisjen AquilaScan matjen e drogërave.

Gjatë kontrollit është ndaluar drejtuesi i një automjeti që iu gjet lëndë narkotike. Kishte dyshime që ishte përdorues. Iu bë testi dhe doli që ishte përdorues. Ai u arrestua dhe u aplikuan të gjitha masat.

AquilaScan identifikon të gjitha llojet e drogërave nga ato të thjeshta tek më të fortat.

Testi është i aplikueshëm në rrugë dhe nëse del pozitiv shoqërohet në komisariat. Nuk është e detyrueshme të shoqërohet dhe më pas ti behët testi.

Drejtim nën ndikimin e lëndëve narkotike deri në 3 vjet burgim, ndërsa gjoba nga 10-20 mijë lekë, dhe pezullimi nga 12 muaj-24 muaj.Po ashtu i zbriten edhe 10 pikë nga leja e drejtimit. “- u shpreh Myrta për Faxnews.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re