Dushan Vlahoviçi uli siparin e ndeshjes mes Atalantës dhe Juventusit, ku shënoi një gol spektakolar në minutën e 98. Por pavarësisht kënaqësisë së marrë nga goli dhe tre pikët, sulmuesi serb është përballur me kore fyese nga tifozeria e Atalantës. Nga tribunat janë dëgjuar thirrja “cigan“, çka mediat italiane e kanë përcjellë si rracizëm ndaj lojtarit të Juventusit.

I pyetur në lidhje me këtë çështje pas ndeshjes, Gasperini ka bërë një deklaratë skandaloze për “Sky Sport“. Trajneri i Atalantës është shprehur se edhe në skuadrën e tij ka lojtarë të së njëjtës etnie dhe si shembull ka sjellë emrin e Gjimshitit. Edhe nëse i referohet faktit të etnisë serbe, edhe nëse i referohet ciganëve, Gasperini gabohet rëndë me Gjimshitin në të dyja këto raste.

“Pasalic, Djimsiti luajnë në Atalanta, Ilic-i, Sutalo dhe shumë lojtarë të atij grupi etnik kanë luajtur dhe gjërat duhet të diferencohen: ndonjëherë ka ofendime për gjëra të tjera, racizmi është një çështje shumë serioze dhe nuk duhet të ngatërrohet”, ka deklaruar Gianpiero Gasperini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re