Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për TIMS, Toni Gogu në fjalën e tij në mbledhjen e sotme ku pritet të merren të merren në pyetje dëshmitarët e radhës, u shpreh se është e këto që diskutojmë që këto seanca të jenë me dyer të mbyllura dhe të hapura, kur dëshmitari kërkon privaci.

Ai akuzoi opozitën se po merr një detyrë që s’ja kërkuar njeri që është ajo e show-televiziv.

Gogu: Më duhet të përsëris veten që sa më shumë kohë ne harxhojmë duke folur dhe duke shprehur çudirat tona të stisura dhe nuk e kalojmë kohën duke pyetur dëshmitarët, aq më shumë kohë i marrim detyrës dhe ia japim një detyre që s’na e ka ngarkuar njeri, atë të show televiziv.

Eshte e panevojshme që ky komision në një botë paralele të krijojë edhe një tragji-komedi, ku tragjikja është se si interesi i shtetit nuk kuptohet nga parlamentarët, se si kur dëshmitarët kërkojnë që jeta e tyre dhe puna e tyre të ruhet dhe bashkë me të të ruhet interesi shtetit, ne të ngrejmë pyetjen, “Po cfarë sekreti paska?”.

Ne nuk na ngarkuar njëri të sekretojmë informacione, por të zbatojmë kërkesat që kur dëshmitarët, deklarojnë se kanë sekret, ne ta respektojmë, kjo është tragjikja.

Komikja është të bësh të çuditurin, dhe të bësh pyetjet “Cfare meraku ka?”, ka një merak, është zbatimi i ligjit.

Imagjinoni cfarë tallavaje e imagjinoni ju shtetit, ju doni që prokurorët t’i shikoni cdo natë në televizor të tregojnë se cfarë kanë bërë. Pse? Sepse keni tallavarin digjital. Ndaj merrni edhe atë përgjigje të merituar në garën për shtetbërje.

Që mos të bëjmë Lizën në Botën e Çudirave, të habitemi se ku është meraku, meraku ynë është se si të zbatohet ky ligj.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re