Në një tiradë të gjatë akuzash ndaj kryeministrit Rama, kreu demokrat Basha nuk e ka lënë jashtë as te çështja e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas Bashës, pas idesë së shkëmbimit të territoreve qëndron Rama.

“Edi Rama është i përfshirë plotësisht në planin ogurzi të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Së bashku me presidentin serb Vuçiç, Rama ka përdorur lobingjet për të çuar përpara këtë projekt, që do të destabilizonte rajonin e Ballkanit. Gjithsesi tashmë ndërkombëtarët i thanë jo kësaj ideje ogurzezë dhe ne duhet të shikojmë përpara”, tha Basha në Open përballë gazetares Eni Vasili.

Deri më sot, në gati dy muaj qarkullim ideje, emri i Ramës nuk është shfaqur asgjëkundi në debatin mbi kufijtë, edhe për shkak se vetë ai ka preferuar t’i qëndrojë larg.

Rama ke deklaruar se nuk ka ndonjë qëndrim të caktuar për kufijtë, se nuk bën që Thaçi i cili e mbron idenë e korrigjimit të shpallet “argat i Serbië” – akuzë e Berishës kjo – dhe se më e mira do kishte qenë që faktori mbarëshqiptar të ulej e të hartonte një platformë për sfidën e madhe të Kosovës në raport me Serbinë në kuadër të Dialogut për të ardhmen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re