Tirana nis stërvitjen në kryeqytet pas kthimit nga Ohri me tre të reja dhe një lojtar që mund të afrohet në ditët në vazhdim: Filip Najdovski, Abel Abah dhe Mahamadu Dembele.

NAJDOVSKI – Historia me ish-kapitenin Filip Najdovski po kthehet në një “telenovelë” verore te bardheblutë. Mbrojtësi kishte përfunduar kontratën me klubin dhe fillimisht mendohej se do të largohej nga kjo skuadër për të vazhduar karrierën në vendlindje. Palët nisën edhe një herë bisedimet pas mbylljes së sezonit dhe pas disa javësh negociata, Najdovski mesa duket pranoi të bëhet përsëri pjesë e skuadrës ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. “Panorama Sport” mëson se Najdovski ka qenë dje në kryeqytet për të biseduar rreth kontratës së re. Mirëpo, vetë lojtari i pranishëm dje në kompleksin “Skënder Halili”, por pa qenë pjesë e stërvitjes në fushë, sqaroi për gazetën se palët janë ende larg marrëveshjes. Nëse mbrojtësi firmos me bardheblutë, Tirana siguron një tjetër element të rëndësishëm për prapavijën para Europës, por edhe për sezonin në vijim, ku eksperienca e Najdovskit do të ndihmojë për të udhëhequr të rinjtë që janë afruar së fundmi në klub. Dje Najdovski ka qëndruar gjatë kokë më kokë me drejtorin Ibraimi dhe trajnerin Shkëmbi, duke diskutuar për të ardhmen. Sot do të jetë ditë vendimtare për marrëveshjen mes mbrojtësit dhe Tiranës.

DY AFRIME – Në stërvitjen e djeshme ishin edhe Mahamadou Dembele dhe Abel Abah. Klubi bardheblu ka mbyllur akordin me një lojtar francez që luan në Belgjikë, dhe që ka dalë nga akademia e PSG-së. Ai është Mahamadou Dembele. Në këtë moment që flasim ishte pa kontratë dhe ka firmosur me Tiranën. Sezonin e fundit ka qenë pjesë e RFC Seraing ku është aktivizuar 10 takime. Është qendërmbrojtës dhe në karrierën e tij sportive ka ekipe të mëdhenj si Salsburgu, Pau, FC Liefering, Troyes, RFC Seraing U23, Sittard. Lojtari ka qenë pjesë e të gjitha skuadrave kombëtare të Francës deri tek U-21. Është 25 vjeç dhe vlen 250 mijë euro. Bardheblutë shpresojnë që kjo do të blerja e duhur për qendrën e mbrojtjes. Tirana pritet të prezantojë edhe një sulmues të krahut të djathë. Abel Abah. Ai ka qenë dje në stërvitje. Futbollisti është me origjinë nigeriane dhe luante në kampionatin serb, më saktë në kategorinë e dytë. Nigeriani është 21 vjeç, 1.77 metra i gjatë dhe shënon 26 ndeshje, katër gola, tri asiste dhe 1878 minuta në fushë. Lojtari ka prej vitit 2022 në kampionatin serb dhe e njeh shumë mirë futbollin ballkanas. Lojtari është bashkuar dje me ekipin në stërvitje.

OLSI AVDIAJ-

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re