Lamine Jamal ka një arsye më shumë për të festuar. Përveç kualifikimit në fazën e 1/8 e finaleve në Europian, Lamine tashmë ka kaluar me sukses edhe provimin e lirimit i njohur si “ESO”.

Sipas “Cadena Cope”, 16-vjeçari e ka marrë vesh lajmin të enjten. Pas fitores ndaj Shqipërisë që vulosi kalimin në 1/8 e turneut si kryesues dhe me pikë të plota, pa pësuar gol në fazën e grupeve dhe dy ditë para ndeshjes kundër Gjeorgjisë, Lamine mori këtë lajm në grumbullimin e “La Roja”-s në Donaueshingen.

Që para udhëtimit drejt Gjermanisë, Lamine Jamal deklaronte se ditët në Gjermani do të ishin mjaft të ngarkuara, sepse përveç ndeshjeve, ai duhet të mendonte dhe shkollën, të cilën e ka ndjekur “online”. Në fushë ai ka shkëlqyer kundër Kroacisë, Italisë dhe në ato pak minuta që u aktivizua kundër Shqipërisë. Por me sa duket ai nuk ka lënë pas dore as provimet, që i ka kaluar dhe ato me sukses.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re