Tomori e nisi me humbje startin e sezonit. Skuadra jonë pësoi një humbje të papritur dhe zhgënjyese në Peqin, duke u përmbysur nga Shkumbini me rezultatin 3-2, pavarësisht avantazhit të dyfishtë në pjesën e parë.

Përmbysja brenda pak minutash ka sjellë indinjatë të madhe, pasi ishte pasojë e mungesës së përqendrimit dhe angazhimit nga ana e lojtarëve.

Shtrohet pyetja: A ka vërtet Tomori një projekt serioz për ngjitjen në Kategorinë e Parë, apo po rikthehen problemet e vjetra?

Takimi i ardhshëm duhet të shërbejë si moment reflektimi për ekipin, që të tregojë se është gati për të marrë pikët e plota dhe të konfirmojë se meriton të konsiderohet favorit për ngjitjen në Kategorinë e Parë, dhe pse jo, më lart.

Ditën e dielë, Tomori do të përballet me Partizanin B në Berat. Këta të fundit fituan 5-0 përballë debutuesve të Eagle Football.

FK Tomori

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re