Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, e cila ishte një emër me ndikim në Partinë Demokratike është lënë jashtë kësaj partie nga Lulzim Basha.

Duke folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Topalli nga studio e “Klan News” tregoi katër qarqet e mundshme ku ajo mund të kandidojë, ndërsa shtoi se pakënaqësia e shqiptarëve ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat sa vjen e rritet.

Ndërsa duke u ndalur tek arsyeja pse shqiptarët duhet t’i besojnë votën, Topalli tha se është ndër të pakët emra që nuk ka shfrytëzuar postin për të pasuruar kunatin, ndërsa shtoi se pikërisht kjo ishte arsyeja pse Basha e la jashtë listës.

Sipas saj, frika se mos kuptoheshin prapaskenat e pasurimit të familjes së Bashës e la atë vetë dhe shumë kolegë të tjerë jashtë PD, ndonëse ajo ka qenë një ndër themelueset e PD.

“Ligji më jep mubndësi të kandidojë në 4 qarqe, do jem në Tiranë dhe Shkodër dhe jam duke menduar për Durrësin dhe Lezhën.

Unë kam pritshmëri gjithandej por Tirana do jap një mesazh më të mirë kundër një klase të korruptuar. Tirana do jap një mesazh që as nuk e imagjinoj. Unë nuk mendoj përtej Tiranës dhe Shkodrës por ka një % të lartë të pakënaqur me Bashën dhe Ramën.

Kushdo media që bën sondazhe, në një gjë bien dakord: Rritet pakënaqësia ndaj kryeministrit por nuk kanë as besim tek Lulizim Basha. Unë kam rrefuzuar korrupsionin dhe përfitimin ndaj karriges në favor të pasurisë së familjes.

Më mirë është as mandati i tretë i Ramës as mandati i parë i Bashës. Brenda treshes ka probleme të mëdha.

Unë nuk kam qenë kurrë si ato, as kryeministre, as ministre, nuk kam qenë e akuzuar për skandal korrupsioni. Nuk ka asnjë fakt që unë kam shfrytëzuar pozicionin tim për kunatin tim.

Shqiptarët nuk e njohin as bashkëshortin tim. Kjo është arsyeja pse më larguan mua e kolegët nga politika. Unë kam punuar për të ngritur PD kur të gjithë burrat ikën në 1997”, shprehet Topalli.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re