Humbja 1-3 në miqësoren e fundit me Senegalin ishte jo pak e vuajtur për Kombëtaren e Anglisë.U konfirmua dicka e tillë edhe nga sjellja e një lojtari me peshë sic është Jude Bellingham. 21-vjeçari, pasi hyri zëvendësues në minutën e 70-të, iu hakërrua në një moment gjyqtares Stéphanie Frappart, kur ajo shkoi të kontrollonte golin e barazimit të tij para ekranit VAR, duke e anuluar për shkak të një prekjeje të mëparshme me dorë nga Colwill. Sikur të mos mjaftonte kaq, numri 10 i Anglisë goditi me dhunë një shishe uji. Trajneri Tuchel duhej ta qetësonte zemërimin e mesfushorit të tij, përpara se të theksonte gjatë një interviste për “talkSPORT”, se lojtari i tij duhej të gjente ekuilibrin, për të ruajtur shpirtin e tij luftarak, pa shkuar përtej limiteve.

“Do të thoja se Jude ka diçka të veçantë, sjell diçka ekstra në skuadër. Kjo është e nevojshme nëse duam të arrijmë gjëra të mëdha. Mirëpo, nuk duhet të bëjë gjëra, për të frikësuar shokët e ekipit, ose për të qenë agresiv ndaj tyre ose gjyqtarëve. Gjithmonë duhet të ketë qëllim fitoren”.

Tomas Tuhel gjithashtu pranoi se kjo mund të krijojë emocione kontradiktore, para së gjithash te nëna e tij.

“Ja që tek ai nuk mund ta shohësh shpesh atë djalin e mirë, të arsimuar dhe të edukuar, që shoh unë. Nëse Bellingham fiton, ai buzëqesh. Por ndonjëherë sheh tërbimin dhe zjarrin që ka. Del në një mënyrë të neveritshme edhe për nënën time kur ajo është para televizorit”, tregoi 51-vjeçari.

Trajneri gjerman vazhdoi duke folur për indinjimin e mesfushorit të Realit, teksa, sipas tij, është forca e vërtet e tij si lojtar, por që duhet të drejtohet në kahun e duhur.

“Ai gjithashtu vjen me një karakter që mund të frikësojë shokët e ekipit. Ndonjëherë sheh zemërim ndaj gjyqtarëve në lojën e tij”.

Tani, Jude Bellingham do të jetë në gjendje të përfitojë nga pushimi i ardhshëm i ndeshjeve ndërkombëtare dhe dy ndeshje që llogariten drejt kualifikueseve të Kupës së Botës 2026: më 6 shtator kundër Andorrës, pastaj më 9 shtator në Serbi. Për momentin, Anglia është në krye të grupit të saj me tri fitore nga po aq ndeshje dhe katër pikë përpara Shqipërisë që renditet e dyta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko