Skip to content

Trajneri i Granadës elozhe për Myrto Uzunin: Shpirti i tij luftarak më magjeps!

dbef3dee51f4ce9d8301659b387fefaf

Granada mori dje një fitore të thellë (3-0) përballë liderëve të La Liga 2, Racing Santander falë kontributit të Myrto Uzunit.

Sulmuesi shqiptar ishte autor i dy golave ndërsa trajneri i skuadrës nuk kishte veçse fjalë të mira për autorin e 11 golave të ekipit në La Liga 2.

“Jemi të bindur për aftësitë e Myrtos kur del përpara portierit. Ka shumë kualitet. Shpirti i tij rinor dhe kompetitiv më magjeps”, tha Escribá pas ndeshjes.