Trajneri i Letonisë, Paolo Nikolato, është shfaqur para mediave në fund të ndeshjes së mbyllur në barazimin 1-1 ndaj Shqipërisë dhe nuk ka ngurruar të theksojë se ishte i pakënaqur me rezultatin e sfidës.

“A jam i kënaqur me një pikë që fituam? Unë nuk jam i kënaqur me pikën, por jam i kënaqur me paraqitjen tonë. Pika është vetëm rezultati i punës që kemi bërë. Mendoj se në përgjithësi kishim mundësi të mira në këtë ndeshje.

Gutkovskis? Mendoj se luajti një ndeshje shumë të mirë, sidomos duke marrë në konsideratë faktin që nuk ka luajtur shumë kohët e fundit. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, por padyshim në këtë ndeshje kontribuuan të gjithë.

Ka tre skuadra shumë të forta në grupin tonë. Detyra jonë është të luajmë sa më mirë të jetë e mundur, ne padyshim kemi hapësira të përmirësojmë performancën tonë. Jam i sigurt se do të bëhemi gjithnjë e më të mirë kur të armatosemi edhe me vetëbesimin në rritje. Luajtëm shumë mirë për 60 minuta, me një fazë fillestare të mirë sulmesh, pa pasime të gjata, por mund të bëjmë edhe më mirë.

E di që ky proces që kemi zgjedhur kërkon durim, por padyshim do të ndihmojë. Nëse më duhet të theksoj diçka, është pikë së pari 30 metrat e fundit të fushës, ku duhet të bësh veprime që çojnë te goli dhe të shtosh sulmet. Kjo është pjesa ku ne mund të bëjmë progres më shumë”, tha trajneri italian i Letonisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko