Atentati mafioz mbrëmjen e të premtes që i mori jetën Klisman Preçit dhe plagosi rëndë Ylli Brahimin në Milot, po hetohet i lidhur me masakrën e Fushë Krujës pak ditë më parë.

 

Hetuesit kanë mbledhur prova që tregojnë se ekzekutimet kanë pika të përbashkëta në mënyrën e organizimit, armëve të përdorura, brutalitetit të sulmit, lidhjeve shoqërore të viktimave si dhe të kaluarës së tyre.

 

Të dhënat e deritanishme tregojnë se në krim morën pjesë tre persona: dy prej tyre të armatosur me kallashnikov dhe shoferi që i priste në makinë. Ata kishin zënë pritë përballë pallatit ky banonin Klisman Preci dhe Ylli Brahimi, fqinj me njëri tjetrin. Sapo ata kanë zbritur nga makina e blinduar tip “Fuoristradë”, agresorët qëlluan me rreth 100 plumba.

Pasi lanë të përgjakur të dy të rinjtë, autorët u larguan me automjetin e tyre tip “Audi”, të cilin e dogjën më pas në fshatin Gramë të Krujës. Brenda tij, policia gjeti të shkrumbuar edhe dy automatikët që dyshohet se u përdorën në vrasje.

 

Hetuesit po verifikojnë kamerat e sigurisë së bizneseve përreth vendit të ngjarjes, po ekzaminon telefonat e viktimave, si dhe po merr dëshmitë ë familjarëve dhe personave të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Ndërsa shënjestra kryesore e atentatit Ylli Brahimi, ndodhet në gjendje të rëndë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

 

Burime të policisë pohuan se po hetohet e kaluara e dy të rinjve, të cilët i kanë shpëtuar atentateve që u janë bërë më herët. Ngjarja besohet se lidhet me goditjen e një grupi të fuqishëm në zonë, nga një tjetër organizatë kriminale, me motiv hakmarrjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko