Administrata Trump ka ngrirë një tjetër paketë  ndihme për palestinezët, pak pasu iu hoq ndihma me vlerë 170 milion euro, tha një burim diplomatik në Tel Aviv.

Këtë herë do të hiqet programi për përafrimin e palestinezëve dhe izraelitëve, me një buxhet prej 8.6 milionë euro, sipas një burimi në ambasadën amerikane në Izrael.

“Ne do të zëvendësojmë pjesën e atyre parave që kishin për qëllim zgjidhjen e konfliktit”, tha ai.

Burimi nuk specifikon shumën e saktë, por ka thënë se këto programe tashmë do jenë të dedikuara për pajtimit izraelitëve dhe izraelitëve arabë e cila është 17.5 për qind e popullsisë së Izraelit.

Më 24 gusht, Shtetet e Bashkuara njoftuan se anullonin ndihmëën ndaj palestinezëve me vlerë 170 milionë euro.

Këto para do të përdoren për të “përmirësuar” programin në Izrael, tha burimi.

Presidenti Trump ka thënë se ky vendim erdhi pasi palestinezët nuk do të nxiten më për të negociuar, meqë Autoriteti Palestinez ndërpreu të gjitha lidhjet me Uashingtonin kur Donald Trump në fillim të dhjetorit pranoi Jerusalemin kryeqytetin e Izraelit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re