Më 26 maj, orë 11:00, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Italisë, në kuadër të turit të takimeve me diasporën.

Takimin me shqiptarët, kreu i qeverisë do ta zhvillojë në një ambient sportiv në komunën Busto Arsizio, Milano.

“SË SHPEJTI

26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano

*Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan Rama.

Kujtojmë se më 12 maj, kryeministri zhvilloi takim me shqiptarët e Greqisë. Pas Milanos, Rama pritet të takohet dhe me shqiptarët në Londër dhe ata në Mynih.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re