Zëdhënësi presidencial i Turqisë, İbrahim Kalın dhe këshilltari në largim i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Robert C. O’Brien, në një bisedë telefonike kanë diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Sipas një njoftimi nga presidenca turke, Kalın dhe O’Brien diskutuan marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve, si dhe çështjet rajonale.

Më tej, thuhet se dyshja theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehën kënaqësinë për krijimin e një kanali të dobishëm të komunikimit në një kohë kur marrëdhëniet Turqi-SHBA hasën në sfida të ndryshme.

Po ashtu në takim u theksua rëndësia e respektit dhe interesave të ndërsjellta për vazhdimësinë në marrëdhëniet e Ankarasë dhe Washingtonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re