Turqia do të ofrojë ndihmë për Uzbekistanin dhe Mongolinë në fushën e shëndetit dhe sigurisë sociale si pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara me të dy vendet.

Si një “gjest miqësie dhe vullneti të mirë”, Turqia do të dhurojë 50 ventilator në Uzbekistan nën një marrëveshje për furnizime mjekësore të nënshkruar këtë maj.

Turqia ka dërguar ndihmë mjekësore në mbi 150 vende dhe gjashtë organizata ndërkombëtare gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Si pjesë e marrëveshjes të nënshkruar në mars të vitit 2018, Turqia dhe Mongolia do të ofrojnë shërbime të sigurimeve sociale njëra-tjetrës.

Marrëveshja u nënshkrua në mars të vitit 2018 në kryeqytetin turk Ankara.

Sipas detajeve të botuara në Gazetën Zyrtare të Turqisë, marrëveshja përfshin shërbime në fusha të tilla si pagesa e pensioneve, grante për vdekje, rreziqe në punë dhe ekzaminime mjekësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re