Aventura e Shqipërisë në Europian u mbyll me dy humbje kundër Italisë dhe Spanjës dhe barazim me Kroacinë.Një turne ku Kombëtarja kuqezi provoi të jepte gjithçka, por nuk mjaftoi duke mos u kualifikuar në fazën e 1/8-ave. Gjithsesi shumë futbollistë luajtën për herë të parë duke provuar një eksperiencë të re por edhe duke vendosur rekorde.

Mbrojtësi Mario Mitaj ka qenë një ndër më të mirët e Shqipërisë në tre ndeshje të luajtura. Në ndeshjen kundër Italisë, ai theu rekordin e Elseid Hysajt, si lojtari më i ri i Kombëtares që luan në një Europian ( 20 vjeç, 10 muaj e 9 ditë).

Gjithashtu edhe mesfushori Medon Berisha i cili u aktivizua në minutën e 71-të vendosi rekordin e ri kundër Spanjës. Ai është rekordmeni i ri i Kombëtares (20 vite, 8 muaj e 3 ditë).

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re