Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është shprehur gjatë seancës së sotme në Apelin e GJKKO-së se është arrestuar në emër të kryeministrit Edi Rama.

Teksa iu drejtua togave të zeza, ai ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se provat janë manipuluar.

“Në emër të kryeministrit jam arrestuar dhe provat janë manipuluar. Unë ndërgjegjen e kam të qetë dhe ju kur të shpallni vendimin ta keni të qetë ndërgjegjen tuaj”, tha Fredi Beleri.

Ai ndodhet në qeli prej 12 Majit 2023 për blerje votash dhe është dënuar nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg.

Por Fredi Beleri ka ankimuar vendimin në Apelin e GJKKO-së dhe ka pretenduar pafajësi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re