Henri Çili ka mohuar të ketë pasur dijeni për gjithçka që akuzohet nga organi i Prokurorisë. Oficeret e Policisë Gjyqësore kanë ndeshur në refuzimin e dhënies së shpagimeve nga ana e Çilit.

Çili është marrë në pyetje ditën e djeshme nga oficerët e policisë gjyqësore.

Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë në një orë e gjysmë seance pyetësore në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar dhe do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

Burime nga Prokuroria e Përmetit bëjnë të ditur se Henri Çilit do ti komunikohet masa e arrestit në orët e mesditës së nesërme në Gjykatën Përmetit. Mbi Çilin rendojnë pesë vepra penale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re