Vëllai i të arrestuarit për ngacmim ndaj një 11-vjeçareje në Strelcë të Maliqit, ka folur për mediat, duke hedhur poshtë akuzat.
Ai tha se vëllai i nuk i bën këto lloj gjërash dhe se në fshat për të kurrë nuk ka dël gjysmë llafi.
Ndër të tjera ai zbuloi se 68-vjeçari ishte i pamartuar dhe se jetonte vetëm.
“Unë nuk di gjë fare, nuk isha këtu, më thirrën mbrëmë në orë 5:30,ishte policia, do ta marrim tha se ka ndodhur një mosmarrëveshje, rreth orës 4.
E morën dhe ikën, kaq di unë, nuk di gjë tjetër.
Mbrëmë e arrestuan, më thirrën se ishte policia këtu.
Vajza nga i njëjti fshat është por banon në lagje tjetër.
Unë nuk di gjë por këtu do ketë ardhur për ndonjë gjë (për të blerë në dyqan), vëllai ka dyqanin e tij.
Unë nuk e di fare çfarë ka ndodhur por nuk ka mundësi, ja pyesni ndonjë banor tjetër mos më pyesni mua ,nëse ka patur qoftë edhe me ndonjërin ndonjë gjë.
Për këtë që akuzohet nuk bëhet llaf, jo kurrë…
Do dalë e vërteta, vetëm ai burrë nuk i bën këto gjëra.
Atij nuk i ka dalë gjysmë llafi në fshat, ju interesohuni, pyesni këdo..
Jemi shumë të prekur nga kjo situatë, nuk është gjë e pakët të thonë për vëllanë ashtu, nuk ka pasur asnjë lloj problemi, kurrë.
Vëllai nuk është i martuar, jeton vetëm”, tha vëllai i 68-vjeçarit.