Eduard Koka, 45-vjeçari i cili u arrestua rreth dy muaj më parë (3 Prill) pasi u kap duke shpërndarë kanabis, ka humbur jetën.

45 vjeçari nga Lezha ka shfaqur mëngjesin e sotëm (7 Qershor) probleme shëndetësore në ambientet e paraburgimit të Reçit. Ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë.

Fillimisht stafi mjekësor i burgut i ka dhënë ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore e kanë dërguar menjëherë drejt urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe pas pak orësh ka ndërruar jetë.

Uniformat e bardha kanë tentuar t’i japin ndihmën mjekësore, por Eduar Koka s’ka mundur të mbijetojë.

Arrestimi i Eduard Kokës

45-vjeçari u vendos në pranga më 3 prill të këtij viti nga policia e Lezhës dhe 5 ditë më parë është transferuar në paraburgim e Reçit për të pritur derisa gjykata të jepte një vendim për të.

Ai u kap në lagjen “Gurra” të Lezhës dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën një sasi kanabisi të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Ndërkohë në banesën e tij në të njëjtën lagje, u gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Njoftimi i policisë më 3 prill:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi 45 vjeç, banues në Lezhë.

Nga kontrolli fizik i kryer ndaj ketij shtetasi në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje. Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re