Ish-këshilltari i Ilir Metës dhe ish-deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas më shumë se 3 orë e gjysmë brenda ambienteve të SPAK.

Ralf Gjoni refuzoi të jepte shpjegime, duke u përgjigjur shkurtimisht se u thirr në Prokurorinë e Posaçme jo si një person nën hetim, por në cilësinë e personit të angazhuar në pozicione shtetërore.

“Për disa funksione mund të them, në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Jo si person nën hetim. Nuk ka ndonjë arsye për të më hetuar mua”, tha ai.

Kanë lidhje me dosjet e ish-Presidentit Meta?

Ralf Gjoni: Jo nuk kam qenë pjesë e dosjes së tij sepse nuk kam qenë në kontakt me Metën në kohën e Presidencës.

Bëhet fjalë për një periudhë inaktive timen ajo që i referoheni juve.

Nuk nxjerr asnjë detaj tjetër. Për angazhimet e mia në vite dhe nuk mundem t’i diskutoj.

Do vini sërish në SPAK nëse thërriteni?

Ralf Gjoni: Jo nuk besoj

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re