Emri i tij u lakua së tepërmi, për një transferim të bujshëm te skuadra e Vllaznisë, ndërkohë që mbrojtësi shqiptar që luajti për Gjermaninë, Shkodran Mustafi, i cili u shpall edhe kampion bote, ka vendosur t’i jap fundës karrierës së tij futbollistike.

Mustafi, pritet të bëhet asisent i trajnerit Bilal Yalcinkaya te kombëtarja e 17-vjeçarëve të Gjermanisë. Mbrojtësi 32-vjeçar, ka luajtur për shumë klube me emër si Evertoni, Sampdoria, Valencia, Arsenal, Shalke dhe klubi i tij i fundit ishte Levante.

Mustafi, është edhe lojtari i parë me prejardhje shqiptare që ka fituar Kupën e Botës, në vitin 2014 në Brazil.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko