Këto janë pamjet e automjeteve të përfshira nga flakët gjatë natës në rrugën “Donald Trump” në Kamëz.

Siç shihet në foto të gjashtë makinat janë të “pushtuara” nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit tentojnë të shuajnë flakët.

Ndërkohë automjetet janë shkrumbuar tërësisht nga zjarri. Dyshohet se ngjarja, e cila ndodhi rreth orës 04:00, është e qëllimshme.

“Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, raportoi policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re