Mësohen detaje se çfarë presidenti Ilir Meta bisedoi me ambasadorët paraditen e sotme në zyrën e tij. Një burim nga presidenca i tha tch se Meta u ka shprehur ambasadorëve një sërë pakënaqësish që lidhen me ndryshimet e votuara dje në parlament të ligjit për Gjyqtarët dhe Prokurorët.

Më poshtë është një dokument në anglisht të cilin presidenti ia dorëzoi ambasadoreve ku thuhet se:

“Me këtë ligj parlamenti e zhveshi presidentin nga e drejta për të pranuar betimin e gjyqtarëve të lartë, prokurorëve dhe prokurorëve të SPAK.

Në këtë dokument presidenti thekson se: “Fuqia e kreut të shtetit mësoi limitime të tjera në sistemin e dobësuar të kontrollit dhe balancës të theksuar vazhdimisht edhe nga Komisioni Venecias.

Shumica qeverisëse deligjitimoi traditën e procedurës solemne të betimit përpara presidentit që prezanton unitetin e popullit”. Pas ambasadorëve presidenti Meta ka pritur në zyrën e tij dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, të cilin e njoftoi se do të dekretojë menjëherëe marrëveshjen e 5 Qershorit, por jo ndryshimet e njëanshme kushtetuese.

Deklarata e Metës pas takimin me ambasadorët: Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë. I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re