TIRANË- Deputetet nuk kanë asnjë ndryshim nga të gjitha zonjat dhe zonjushat, kur vjen puna për pasionin mbi modën.

Çdo gjë që ka të bëjë me veshjet dhe aksesorët, është pasioni i femrave. Dhe në fotot që paparazzi ynë bën në oborrin e Parlamentit, deputetet shpesh kapen duke komentuar veshjet e njëra-tjetrës.

Kësaj here, ministre dhe deputete ishin mbledhur bashkë dhe shikonin gjithë kuriozitet këpucët e njërës prej kolegeve.

Nuk e dimë se çfarë të veçante kishin ato këpucë, por e vërteta është se ato morën vëmendje të madhe.

Në veshjet e tyre, deputetet kujdesen shumë për këpucët dhe çantat, madje edhe shpenzojnë për to.

Marrë nga Panoramaplus.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko