Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se presidenti amerikan Joe Biden dhe vendet e tjera perëndimore nuk kanë ndihmuar në zgjidhjen e krizës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti turk vlerësoi se nuk ka liderë evropianë të aftë për të zgjidhur situatën, raportojnë mediat turke, sipas Reuters.

Në kthimin e tij nga Kievi, ku u takua me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, Erdogan tha se ai “e vlerëson shumë” vizitën e planifikuar të presidentit rus Vladimir Putin në Turqi.

Në Kiev, presidenti turk u ka ofruar sërish autoriteteve ukrainase që Ankaraja zyrtare të jetë ndërmjetëse në zgjidhjen e krizës me Moskën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re