Një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit, në vitin 2022, u krye nga Rusia në Kiev herët të martën, duke goditur një zonë banimi dhe duke lënë pas – sipas një raporti të fundit – 23 civilë të vdekur.
Të rritur dhe fëmijë humbën jetën, ndërsa momenti kur një familje – babai dhe nëna – mësojnë se djali që u nxor pas disa orësh nga rrënojat është i vdekur është prekës.
Në pamjet që po qarkullojnë, babai mund të shihet duke u rrëzuar, ndërsa të afërmit dhe miqtë që qëndrojnë pranë tij përpiqen ta mbajnë atë.
The moment a mother and father learn their little boy is dead, as his lifeless body is pulled from the rubble of their home in Kyiv 🇺🇦 😔 pic.twitter.com/UdUcOjARSC
— Sytheruk 🇬🇧 🇺🇦 (@SythUK) June 17, 2025
Dhe krahasojeni këtë realitet lufte me atë që ndodh në Gaza, ku vrasja e fëmijëve është shndërruar në normalitet prej një agresori kafshëror siç është Izraeli. Aty ndodh të zhduken familje të tëra, apo, nëse prindërit mbesin gjallë, ose njëri prej tyre, t’i humbin krejt fëmijët e jo vetëm një.