Një debat i ashpër është zhvilluar mesditën e sotme në Parlamentin e Greqisë mes ministrit për Emigracionin Dimitris Kairides dhe ish-kryeministrit Antonis Samaras në lidhje me mungesën e krahut të punës në vend.

Debati ka nisur pasi qeveria greke ka dërguar në Parlament një ndryshim ligjor që lehtëson legalizimin e emigrantëve që futen ilegalisht në vend, raporton Vizionplus.tv.

Lexo edhe :Related Posts

Përmes këtyre ndryshimeve ligjore, emigrantët që futen ilegalisht do të kenë më shumë mundësi që të bëhen me dokumente dhe të punojnë në mënyrë legale në shtetin grek.

Ministri Kairides theksoi se duhen lehtësuar procedurat për legalizimin e emigrantëve që punojnë kryeissht në sektorin e ndërtimit dhe të bujqësisë gjë që do ta ndihmojë ekonominë.

Në një llogari të përafërt, vetëm nga problemet që mund të nisin vetëm në sektorin e mbledhjes së ullirit nëse nuk janë shqiptarët, kosto që mund të shkojë rreth 1.1 miliard euro.

“Çështja e emigrantëve nuk duhet trajtuar me populizma dhe gënjeshtra. Ne nuk po themi që të legalizojmë këdo. Madje, të jap një shembull: Shqiptarët që u futën ilegalisht për vjeljen e ullirit tani kanë ikur. Nuk po rri njëri ilegalisht në Greqi. Shumë po bëjnë karrierë vetëm duke u pozicionuar kundër emigracionit. Kjo po ndodh në Greqi dhe në Europë”, tha ai duke bërë edhe një parashikim pessimist për ekonominë greke në mungesë të emigrantëve.

“Neve na duhen deri në 30 mijë punëtorë në Ierapetra. Çdo serrë duhet të ketë punëtorë. Për të mos kaluar pastaj te ulliri. Jemi përballë rrezikut që ullinjtë të mos vilen vitin e ardhshëm. Parashikohet një kosto totale prej 1.5-3 miliard euro nëse kjo ndodh”, tha ai.

Greqia është kthyer në një vend jo të preferuar për emigrantët shqiptarë, të cilët pas marrjes së dokumenteve largohen për në Gjermani dhe Angli. Tashmë në Greqi ka lindur gjenerata e dytë e emigrantëve shqiptarë, të cilët preferojnë Perëndimin duke zbrazur tregun e punës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re