Mustafa Bajrami

Pasojat e paditurisë dhe padëgjueshmërisë së politikës kosovare do t’i ndjemë të gjithë së bashku. Ato pasoja nuk janë as të pakta e as të vogla, sepse gabimet e politikës dhe diplomacisë kosovare nuk janë as të pakta e as të vogla. Ajo që blihet me pare, shkon ose pa pare ose për pare. Ndërsa ajo që bëhet me dije, idealizëm e strategji, gdhendet përjetë në shkëmbin e jetës. Profeti i njerëzimit, Muhamedi a.s. kishte pas thënë: “Dituria është sikur gdhendja në copë shkëmbi”.

Shkruan: Dr. Mustafa Bajrami

Është me rëndësi të madhe për klasën politike kosovare t’i lexojë përvojat e shteteve që kanë kaluar nëpër bungaja të njëjta nëpër të cilat po kalon Kosova. Leximi dhe kuptimi i librit të jetës së tjerëve ndihmon shumë në përgatitjen e të ardhmes së jetës tënde. Vetëm injorantët e papërgjegjshëm nuk e bëjnë këtë. Nuk e bëjnë as njerëzit të cilët shtetin nuk e kanë për dert, e as ata të cilët nuk janë të aftë ta udhëheqin shtetin e tyre.

Po e nisi nga këtu. Para 9 viteve kisha botuar në një të përditshme kosovare tri shkrime në lidhje me Raportin Dick Marty. [“Stuhia dhe grepi i peshkatarit”, 28 dhjetor 2010, “Konfuzioni diplomatik i Kosovës në arenën ndërkombëtare”, 4 janar 2011, dhe “Rreth Thaçit po zhvillohen ngjarje të mëdha”, 11 janar 2011]. Në ato tri shkrime kisha tërhequr vërejtjen për prapaskenën e atij raporti dhe për rrezikun që mund t’i vjen Kosovës nga ai. Kisha thënë se Kosova ka me ja pa sherrin atij raporti për një kohë të gjatë. Sepse, pata thënë, Dick Marti nuk është vetëm një Dick, e as raporti i tij nuk është vetëm raport. Pas tij qëndrojnë njerëz e shtete që s’ia donë të mirën Kosovës e as shqiptarëve. Për fat të keq, Kosova nuk bëri asgjë deri sa u detyrua ta votojë Gjykatën Speciale, kryesisht si rezultat i atij raporti, dhe jo vetëm.

Sa për ilustrim të kësaj që thashë më lartë, në paragrafin e fundit të shkrimit të tretë të datës 11 janar 2011, nën nëntitullin “Rrumbullakim ideor” kam thënë, citoj: “Është koha të merremi me ide, më pak me ngjarje, ndërsa me persona le të merren të tjerët. ‘Dick Marty’ është një proces i ndërlikuar i së ardhmes sonë. Raporti i tij do të duhej të ishte leksion i sfidave të real-politikës kosovare si dhe adut i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Mënyra se si do të merremi me të, do të jetë një test tjetër i rëndë i ballafaqimit tonë si subjekt shtetëror në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Sa për ilustrim të kësaj që thashë më lartë, në paragrafin e fundit të shkrimit të tretë të datës 11 janar 2011, nën nëntitullin “Rrumbullakim ideor” kam thënë, citoj: “Është koha të merremi me ide, më pak me ngjarje, ndërsa me persona le të merren të tjerët. ‘Dick Marty’ është një proces i ndërlikuar i së ardhmes sonë. Raporti i tij do të duhej të ishte leksion i sfidave të real-politikës kosovare si dhe adut i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Mënyra se si do të merremi me të, do të jetë një test tjetër i rëndë i ballafaqimit tonë si subjekt shtetëror në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Më herët, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por edhe para saj, unë disa herë kisha vizituar Tajvanin, Saharanë Perëndimore dhe shtete tjera të cilat kanë pasur përvoja të hidhura me njohjet e tyre. Pata shkruar rreth atyre shteteve duke i pasqyruar me fakte e fotografi takimet e mia me zyrtarët më të lartë atje. Kryeministri i dikurshëm i Tajvanit në zyrën e tij më pati thënë se përveç përpjekjeve të mundimshme për njohje të reja, Tajvani po harxhon shumë mund e para për t’i ruajtur edhe njohjet që i kishin fituar. Tajvanin dhe Saharanë Perëndimore i kisha marrë si shembuj, që,  pa marrë parasysh çka thonin zyrtarët shtetërorë tek ne, çnjohja e një shteti është praktikë që ka ndodhur edhe më parë.  Në lidhje me këtë problem, pata skicuar edhe Polisarion, për të tërhequr një paralele mes saj dhe UÇK-së sonë. Ani pse me shumë dallime mes vete.  

Ka shumë shtete të cilat në fillim e kishin njohur Tajvanin dhe Saharanë Perëndimore, por me kalimin e kohës, për shkak të rrethanave në botë e sidomos për shkak të presioneve të Kinës për Tajvanin, e të Marokos, Mauritanisë e Algjerisë për Saharanë, shtete të ndryshme i kishin tërhequr njohjet. Ndër to edhe Shqipëria. Edhe për këto e disa të tjera atëbotë kam shkruar në të njëjtën të përditshme.

E treta, me 27 prill 2018, në një medium kosovarë pata botuar një shkrim tjetër me titull “Asociacioni i Komunave Serbe kancer për të ardhmen e Kosovës”. Për politikën kosovare në lidhje me asociacionin kisha shkruar se është tërësisht e gabueshme. E gabueshme deri në përmasa sa asociacionin e kisha quajtur, citoj: “Kancer për të ardhmen e Kosovës dhe barrë e rëndë për te derisa të jetë shtet i pavarur”. E këtë e pata argumentuar dhe ilustruar nëpërmes përvojave të shteteve që kishin qenë të detyruara apo që kishin pranuar asociacione të tilla. Thjeshtë, që e kishin varrosur me duart e veta sovranitetin e territoreve të shteteve të tyre.  

Dhe, përderisa për rastin e tretë, për Asociacionin, pra, tani më botërisht flitet se është kancer i së ardhmes së Kosovës, siç tha një zyrtarë i lartë i PDK-së dhe disa të tjerë përveç tij, kohëve të fundit ka filluar të flitet me zë të lartë për pasojat e gabimeve të politikës kosovare edhe në lidhje me amaterizmin e saj të deritanishëm në lidhje me ballafaqimin me “Raportin Dick Marty”.

E sa i përket
diplomacisë kosovare, nuk ka çka të flitet tepër; 16 shtete vetëm sa kanë çnjohur
Kosovën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re