Ushqimi dhe stili i shëndetshëm i jetesës janë esencialë për shëndetin e zemrës.

Pomegranate seeds shaping heart in hands

Sarah Flower, nutricioniste, ka treguar se janë disa nutrientë që na ndihmojnë ta ulim kolesterinën dhe ta mbajmë zemrën ‘të lumtur’.

Kujdes me kalciuminSasitë e tepërta të kalciumit mund të shkaktojnë gurë në veshka, dhe, mes tjerash, bllokim të artereve. Është e rëndësishme që të zgjedhni burime të mira të kalciumit, siç janë perimet e gjelbra, arrat dhe farat.

Licopeni…Studime të shumta dëshmojnë se licopeni është i mirë kundër inflamacionit, por gjithashtu besohet se licopeni ndihmon në rritjen e fleksibilitetit të artereve dhe ndjeshmërinë e enëve të gjakut ndaj oksidit nitrik, që ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut dhe fleksibilitetin e mureve të enëve të gjakut. Domatet janë të mbushura me licopen, e gjithashtu edhe frutat tjera me ngjyrë të kuqe.

Magnezi, shpëtimtar i vërtetMagnezi është vital për shëndetin e zemrës. Zemra është muskul, ndërsa magnesi ndihmon në relaksimin e muskujve. Ushqimet e pasura me magnez, si perimet, arrat dhe farat, janë tejet të shëndetshme për shëndet të zemrës.

PeshkuAcidet yndyrore omega-3 që i posedon peshku luajnë rol të rëndësishëm në funksionin e trurit, në rritjen normale dhe zhvillimin. Por gjithashtu mungesa e këtyre acideve është ndërlidhur me një sërë problemesh kardiovaskulare

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re