Të paktën 4 palestinezë u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar të enjten, sipas burimeve palestineze.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në deklaratën e saj tha se “numri i të vdekurve në kampin Jenin është rritur në 4 deri më tani”, duke shtuar se në mesin e viktimave është edhe një grua e moshuar.

Ministria deklaroi se 13 të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Dëshmitarët okularë thanë për AA se një ushtar izraelit bastisi kampin e refugjatëve Jenin, gjë që çoi në përleshje midis dhjetëra palestinezëve dhe ushtrisë izraelite.

Dëshmitarët shtuan se përleshjet shpërthyen midis dhjetëra palestinezëve dhe forcave izraelite që përdorën municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kapjes së palestinezëve të “kërkuar”.

Bastisjet kanë çuar në përleshje me palestinezët, duke shkaktuar disa viktima.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re