Xherdan Shaqiri u shndërrua në protagonist absolut me fanellën e Zvicrës në barazimin 1-1 që kombëtarja helvete arriti ndaj Skocisë duke u bërë pjesë e listës së lojtarëve Europianë që kanë shënuar 10 gola ndërmjet Botërorit dhe Europianit.

Në këtë listë bëjnë pjesë emra të mëdhenj të futbollit si Rumenige, Lineker, Zidan, Bergkamp, Myler, si dhe nuk mund të mungojë Xherdan Shaqiri, lojtar me performancë shumë të lartë në evente të mëdha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re