Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një ligj që synon përshpejtimin e miratimit të vaksinave të koronavirusit, por ndalon marrjen e vaksinave në Rusi.

Asnjë vaksine nuk është aprovuar deri më tani në Ukrainë, dhe zyrtarët kanë deklaruar më parë se Kiev nuk do të miratojë ose përdor vaksina ruse, raporton BBC.

Një opsion politik ka krijuar histeri mbi regjistrimin e vaksinës ruse. “Unë menjëherë mund të them se askush nuk do të regjistrojë vaksinën ruse në këtë vend,” tha ministri ukrainas i Shëndetësisë Maksim Stepanov.

Muajin e kaluar, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi vendet e pasura perëndimore për rezervimin e dozave të mëdha të vaksinave Pfizer dhe Moderna për të vonuar dërgesat në Ukrainë.

Deri më tani Ukraina ka siguruar tetë milion doza përmes programit COVAX të Kombeve të Bashkuara dhe pret që të sigurojë edhe pesë milion doza të tjera të vaksinës kineze pasi të miratohet.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re