Vijon procesi i vaksinimit edhe për spitalin e Pogradecit. Vaksinimi po kryhet në qëndrën e ngritur më ambjentet e ish-shtëpisë së oficerëve.

Janë 200 doktorë dhe infermierë që do të marrin dozën e vaksinimit nga spitali i Pogradecit ndërsa vetëm ditën e sotme do të vaksinohen 100 prej tyre.

Procesi po vijon normalisht. Ndërkohë, më herët vaksinimi ka filluar në disa qytete të vendit si Shkodra, Vlora, Elbasani, Fieri, Berati, Gjirokastra, etj. Kryeministri Rama u shpreh ditën e sotme se periudha e pranverës do të jetë një periudhë e vaksinimit masiv të popullsisë.

Nga ana tjetër, Shqipëria vazhdon të raportojë shifra të frikshme ditore, ku numri i vdekjeve është rreth 20 në ditë, ndërsa numri i të prekurve në 24 orë i afrohet 1000.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re