Një punëtor tokash indian ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi mbeti i pafuqishëm pas një aksidenti të rëndë.

Satnam Singh, rreth të 30-tave, u plagos rëndë në krahë dhe këmbë nga një makinë teksa punonte të hënën në një fushë me perime në Lazio, pranë Romës.

Mediat italiane raportojnë se punëdhënësi i Singh e ngarkoi të plagosurin dhe gruan e tij në një kamion dhe i zbriti pranë shtëpisë ku jetonin. Dora e prerë e punëtorit ishte vendosur në një kuti frutash.

Gruaja e Singh-ut iu lut pronarit për ndihmë më kot.

Punëtori indian mbeti pa ndihmë për rreth 1.5 orë. Ai përfundimisht u transportua me avion në një spital në Romë, por vdiq të mërkurën.

Pronari Antonio Lovato tani është nën hetim për neglizhencë kriminale dhe vrasje nga pakujdesia, raporton BBC.

Babai i pronarit të tokës tha për mediat italiane se “djali im i kishte thënë Singh-ut të mos i afrohej makinerive, por ai nuk e dëgjoi”.

Singh kishte dy vjet që ndodhej në Itali pa letra.

Ministri i Punës e quajti incidentin “një akt barbarie”, ndërsa sindikata Flai CGIL u bëri thirrje punëtorëve të fermave të hynin në grevë në shenjë proteste për vdekjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re