Vdekja e yjeve ashtu si shumë cështje të tjera është prekur nga Ku’rani Fisnik.All-llahu i Madhërishëm me fjalët dhe më sintagmat më të thjeshta ka paraqitur domethëniet më të thella shkencore, të cilat janë zbuluar me rradhë pas Shpalljes.
“Kur yjet të shuhen”. (El-Murselat: 8)
Sipas Lisanul Areb fjala “heva do të thotë të bjerë dhe të vdesë.
Shkenca moderne veërtetoi se cdo yll ka fazat ne te cilat kalon: lindjen, rritjem, pjekurinë, pastaj vdekjen dhe zhdukjen, madje edhe nëqoftëse jeta e tijë (tyre) zgjatë miliona ose edhe miliarda vite- po dehe nëse shëndrinë me dritën e tijë nëpër rrethinë – prapserapë atij do ti zhduket gjurma dhe do të vdesë , por pasi që ta jetojë jetën e vet të cakuar, sic tregon edhe ajeti Ku’ranor
“… secili lëviz deri në një afat të caktuar…” (Ez-Zumer: 5)
Në valën ë ngjarjeve të gjithësisë ekzistojnë fenomene të cilat astronomia ka mundur tí shpjegojë në shekullin XX. Kështu, më 4 qershor të vitit 1054 në mëngjes astronomët kinez kanë hetuar një yll shumë të shëndritshëm i cili ka shndritur edhe gjatë ditës, dy vjet para se të zhduket nga horizonti. Shkenca para ca kohësh, zbuloi se ky yll i cili është quajtur “Nova”ka qënë pjesë e Yjores së binjakëvë, pastaj është zmadhuar, ka eksploduar dhe është shuar. Më pas, u shndërrua në mjegull të gaztë që rezultoi nga eksplodimi i yllit gjatë zdhukjes së tijë.
Fenomeni i fundit astronomik për të cilin më parë janë përgatitur të gjitha organizatat astronomike ndërkobëtare, ka ndodhur më 27 shkurt të vitit 1987. Ka qënë i incizuar dhe i vëzhguar nga fluturaket kozmike, satelitët artificial dhe nga observatorët e ndyshëm botëror. Edhe sot e kësaj dite astronomët hulumtojnë gjurmët e tij. Atë datë është paraqitur një yll gjigant të cilin e quajtën “Super Nova 1987”Në të vërtetë ajo është vetëm dritë e shkaktuarnga eksplodimi i yllit të egër të madh “Sendulik” që ndodhi para 170.000 viteve. Që nga atëherë, drita e tijë udhëtoi, ashtu që më 27 shkurt të vitit 1987 të arrijë deri tek ne. Ky yll ka qënë në Mjegullën e Magelanit i cili është larguar nga toka 170.000 vjet dritë.
Fazat e zhvillimit të yjeve dhe vdekja e tyre kanë qenë të panjohur për shkencën deri në shekullin XX. Nga ana tjetër, Ku;rani Fisnik flet për vdekjen e yjeve në ajetet në të cilat nuk ka huti dhe paqartësi:
“Pasha yllin kur ai bie” ( En-Nexhm: 1)
“Kur yjet të shuhen”(El-Murselat:8) ; “Edhe kur yjet të kenë rënë”. (Et-Tekvir:2)
“Secili lëviz deri në afat të caktuar”. (Ez-Zumer:5)
Ajetet e lartë përmendur janë argumente logjike dhe shkencore se Ku’rani Famë-Lartë është fjalë e Krijuesit Të Universit, ngase faktin e vdekjes së yllit në kohën e shpalljes nuk e ka ditur askush përvec Krijuesit.
Për njerëzit nuk ishte e njohur sic eshte sqaruar para shekullit XX.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re