Skip to content

Vdekja misterioze! Aktorja u nda nga jeta pas 10 vjetësh në koma, “thyen heshtjen” mikesha e saj: E gdhiva pranë shtratit tënd…

hudhra 27

Aktorja e njohur e dhjetëra filmave shqiptarë, Violeta Deda u nda nga jeta në mënyrë misterioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2008.

Pak ditë më parë, një foto e saj e publikuar në rrjetet sociale, bëri që të reagojnë edhe miqtë e aktores.

Një prej tyre, Teuta Mulaj, shkruan se ka qenë në spital në një prej netët e gjata, kur aktorja ndodhej në koma.

“E paharrueshme për mua sa të jem gjallë. E gdhiva pranë shtratit tënd në spital me shpresë se po dilje nga koma ku të futën, por kjo nuk ndodhi as atë natë, as për 10 vjet, gjersa ike padrejtësisht nga kjo botë”, shkruan mikesha e saj.

0 450 violeta luamj 1753616245

Një prej rolet më të spikatura të saj ishte ai në filmin “Kur xhirohej një film”.

Violeta Deda ra në koma në vitin 1998 në moshën 45 vjeçare dhe nuk u përmend për më për 10 vjet, derisa u nda nga jeta.

Ndonëse informacionet për atë që ndodhi para 27 vjetësh janë të pakta, në atë kohë u tha se aktorja u harrua në narkozë derisa i pushoi zemra.

Megjithë përpjekjet e mjekëve për ta sjellë në jetë, zemra u rikthye të pulsojë, por truri ishte dëmtuar, çka solli edhe komën 10 vjeçare, derisa ajo u nda nga jeta.

0 450 900 0 1737975088xgfsdhgjshfgsh 421 1753616220